• |
ide | kryesore

Basha nuk i hapi derën e selisë, reagon PD pas sulmit ndaj Roland Bejkos: Mercenarët e frymëzuar nga Berisha goditën një demokrat të orëve të para

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga mbështetësit e Berishës ndaj sekretarit për Pushtetin Vendo, Roland Bejko. PD i ka cilësuar mercenarë të Berishës ata që dhunuan Bejkon duke theksuar se ai frymëzon dhunë.

“Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD”, thekson PD.

Pak më parë, Bejko tentoi të futej në selinë e PD-së, por mbështetësit e Berishës jashtë saj nuk e lejuan duke e fyer, shtyrë dhe goditur deri në dalje të rrethimit të jashtëm të selisë. Në një reagim për mediat, Bejko tha se me një dhunë të ngjashme është përballur edhe kur shembej regjimi i Enver Hoxhës.



3 Comments

  1. Ky ishte trimi qe thoshe nuk ka bir kurve qe te me trembe mua .Merreni zvarre qini Robt e shtepise ketyre te shiturve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *