• |
ide | kryesore

FOTO/ Portieri 17 vjeçar i Milan bëhet viral: në pankinë ndaj Romës për herë të parë, pastaj në shtëpi me tramvaj

-Instant, Sport



Imazhi më i bukur i ndeshjes Milan-Roma nuk janë golat e Giroud, Messias dhe Leaos apo pritjet e Maignan, por fotografia e Lapo Navas, një portier i ri i kuqezinjve, (babai i tij është Stefano ish-milanist), i cili kundër verdhekuqve përjetoi pankinën e tij të parë në Serie A dhe pas ndeshjes në San Siro, me kostumin zyrtar të AC Milan u kthye në shtëpinë e tij me tramvaj. Një imazh shumë i bukur dhe praktikisht unik në skenën e futbollit, një foto që është meritë e një tifozi më të vëmendshëm se të tjerët dhe që brenda pak orësh bëri xhiron e internetit.

17-vjeç, Nava luan me ekipin U-18, as me të rinjtë, por në Milanello tashmë flasin shumë mirë dhe prej disa kohësh po stërvitet me ekipin e parë. Lëndimet e Plizzari dhe Jungdal, përveç pozitivitetit ndaj Covidit të Tatarusanut, i kanë hapur dyert për pankinën e parë në Serie A dhe të dielën në Venecia do të jetë sërisht në listën e të grumbulluarve. Këtë herë, megjithatë, për të shkuar në shtëpi nuk do të mund të shkojë me tramvaj…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *