• |
ide | kryesore

Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja: Jorge Mendes i ka propozuar Cristiano Ronaldon Barcelonës

-Instant, Sport



Vetëm pak ditë më parë në Angli u fol për zhgënjimin e Cristiano Ronaldos, një lloj pendimi në vendimin për t’u rikthyer te Manchester United. Sot ato informacione gjejnë konfirmim në Spanjë, në faqet e gazetës Sport: CR7 është i lodhur nga Djajtë e Kuq dhe i ka dhënë një mandat Jorge Mendes për t’i gjetur një ekip të ri nëse klubi anglez nuk ndërron marshin në fushë, në merkato e në vendimet në nivel menaxherial.

Ardhja e Rangnick nuk çoi në kthesën e dëshiruar dhe për më tepër nuk është se ka patur impakt në raportin me portugezin. Duke marrë parasysh gjendjen shpirtërore të Ronaldos dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes menaxherit të tij dhe Laportës, nuk do të ishte çudi – shkruan Sport – që një kalim i CR7 në Barcelonë, një thashethem i bujshëm që kishte qarkulluar edhe vitin e kaluar, do të kthehej tashmë në aktualitet.

Ronaldo ka një kontratë deri në vitin 2023, por Xavi ka nevojë për një sulmues (nuk është rastësi që ai ka shtyrë për Moratan që nga hyrja e janarit): Barça është një nga ato skuadra të cilave Mendes do t’i propozojë sulmuesin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *