• |
ide | kryesore

Një ditë liri në Melburn, Djokovic pret apelin dhe thyen heshtjen: “Dua të qendroj e të luaj turneun”

-Instant, Sport



Novak Djokovic mund të qëndrojë në Australi dhe të mbrojë titullin e tij në Australian Open, turne që fillon të hënën më 17 janar. Ky është vendimi i gjykatës së Melburnit: gjyqtari australian Anthony Kelly anuloi vendimin e qeverisë për të mos i dhënë vizë hyrje tenistit serb, sepse ai nuk plotësonte kriteret për përjashtimin nga kërkesa e hyrjes në vend që të gjithë jorezidentët duhet të jenë të vaksinuar plotësisht kundër Covid. Por qeveria nuk dorëzohet: “Gati për apelim”. Nesër vendimi përfundimtar për vizën.

Gjatë konferencës për shtyp të thirrur nga familja, Novak Djokoviç thyen heshtjen në rrjetet sociale pas fitores në gjykatë: “Jam i kënaqur dhe mirënjohës që gjyqtari anuloi refuzimin e vizës. Pavarësisht gjithë asaj që ka ndodhur, dua të qëndroj dhe të përpiqem të konkuroj në Australian Open. Unë mbetem i fokusuar në këtë objektiv. Fluturova këtu për të luajtur në një nga ngjarjet më të rëndësishme që kemi, përpara tifozëve fantastikë.”

Konferenca për shtyp është mbyllur pas pyetjes së një gazetari që kërkoi llogari për sjelljen e Djokoviçit në ditët pas pozitivitetit, kur ai kishte bërë edhe foto me fëmijë pa maskë. “Kjo konferencë për shtyp është aktualisht e përditësuar”, e mbylli i vëllai Djordje.

POSTIMI I DJOKOVIC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *