• |
ide | kryesore

Digjet një apartament në Vlorë, viktima 55-vjeçare jetonte në kushte të tmerrshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë kur apartamenti ku ai jetonte u përfshi nga flakët. Viktima është Gjergji Beqiri dhe vuante nga problem të shëndetit mendor. Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga ngrohësja. Në ato momente ka marrë flakë batanija që 55-vjeçari ishte mbuluar.

Bazuar në pamjet e marra nga vendngjarja, ai jetonte në kushte shumë të këqija. Banesa e tij ishte e pasuvatuar dhe në gjendje mizerable.

Fqinji i viktimës, Arben Aliu u shpreh se ai ishte i sëmurë mendor dhe se kujdesej i vëllai për të.

“I sëmurë, i vetmuar, ka disa vite ka qenë me qira, ka qenë vëllai i tij që merrej, në 6 pa çerek më tha gruaja ka dalë tym nga shtëpia e Gjergjit. Tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme dhe nuk futesha dot brenda,  ai ishte i sëmurë nuk e dalloje dot, e ndihmonte vëllai i tij. Zjarri rrezikonte gjithë pallatin dhe gjëja e parë që bëra ishte ula linjën elektrike. Ai as nuk gatuante asgjë”, tha fqinji.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *