• |
ide | kryesore

Video/ Lufta dhe paqja në Klasike: tifozët konfrontohen me policinë, Vllaznia dominon por vetëm një pikë me Tiranën

-Instant, F1, Sport, Video

Një Klasike nuk mund ti shpëtojë tensionit e në kryeqytet nuk duhej pritur starti i ndeshjes për ta konfirmuar këtë. Minutat e para të Tirana-Vllaznia krijuan kaos e ndërprerje të takimit, me një fishekzjarr që shpërtheu pranë asistenti Cokaj, që pati nevojë për asistencën e stafit mjekësor të Vllaznisë, ndërsa tymueset e hedhura në fushë në minutën e 9 cuan në ndërprerjen për disa minuta të tjera të ndeshjes. Shkodranët patën impaktin më të mirë me ndeshjen dhe në të 17’ shkuan pranë avantazhit me Aralicën, që i vetëm në zonë, në zhvillimet e një goditje këndi, goditi mbi traversë.

Shkodranët nuk u favorizuan as në minutën e 37 kur ndërhyrja pa top e Behirachte ndaj Aralicës u pa për 3 minuta në VAR nga Jorgji vetëm për ti dhënë vazhdim lojës. Vllaznia u bë e rrezikshme në fund të pjesës së parë, kur Aralica i vetëm me Bekajn nuk gjeti diagonalen fituese, me portierin reflektiv në konkluzionin nga afër.


Provokimi i tifozëve të Tiranës në pushim solli një tjetër tension, me kuqeblutë që shkulën stolat në pamundësi për tiu përgjigjur rivalëve, përpara se loja të kthehej në fushë. Tirana vuajti dhe priti, por u vë në vështirësi nga kualiteti i Latifit e intensiteti i Gurishtës e Bulatovic në krahë. Vllaznia sulmoi me kokë ulur, ndërsa Tirana nuk gjeti mundësi tjetër përvec blindimit në prapavijë, për të dalë pa dëme. Një pikë për të dyja, por shkodranët humbën rastin e parë për tiu afruar kreut.

2 Comments

  1. Mesjete . Ketu sikur nuk funksionon asgje. Nuk shkojm dot ne stadium per te pare nje ndeshje per qef , se te fluturojn sende siper kokes.
    A ka ligje ky shtet ?
    Qe nga momenti qe ne angli hyri ne fuqi ligj i posacem per te tilla ngjarje, ne cdo stadium shikon disipline ushtrie.
    Kurse ketu perballe nje grushti tifozesh , shteti si hu gardhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu