• |
ide | kryesore

“Po opozita pse nuk u konsultua?”/ Meta ironizon: Taulanti është i madhërishëm, edhe i shumicës edhe i pakicës

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i republikës Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediet ku ka bërë me dije se ka marrë garancinë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se janë të gatshëm në çdo kohë për të hyrë në zgjedhje. Kreu i shtetit ka thënë se ai ka propozuar dy data kryesore 27 shkurtin dhe 56 marsin. Meta ka theksuar se përgjigja përfundimtare i takon KQZ-ja. Presidenti sqaroi se nuk ka pasur ftesë nga ana e tij për asnjë parti për tu konsultuar në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore, por se takimi me zotin Balla u zhvillua pasi ai është përfaqësuesi i shumicës në Kuvend, dhe ai duhej të sigurohej se shumica nuk do i bojkotonte zgjedhjet.

“Mora garancinë nga Balla është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje dhe mirëkuptojnë datën dhe prekopumin e KQZ, për qoftë edhe një ditë më shumë, nuk ka pasur konsultim me partitë, por me përfaqësuesit e shumicës. Kam pasur vetëm një shqetësim mos i bojkotonte shumica. Opozita nuk mund të ankohet nëse i jep një ditë më shumë ose një javë kohë për t’u përgatitur në zgjedhje, se në raste të tilla forca në pushtet. Taulant është i madhërishëm, edhe i shumicës edhe i pakicës”, tha Meta.



2 Comments

  1. Tao Palla dihet se çfarë përfaqëson pasi publikisht ja ka bërë të kjartë Basha , ama kemi një president që vete në ate anë që ndjen erën e pushtetit, kushdo që të jetë, qoftë edhe partia e Erdoganit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *