• |
ide | kryesore

Dëmtim e virozë, Najdovski rrezikon derbin: Shehi e nis me Devid

-Instant, Sport



Në kërkim të formës së humbur. Kjo është sinteza e javës së Tiranës post-Vllaznia e para derbit me Dinamon. Bardheblutë bënë një nga përfaqësimet më të vakëta të sezonit, në rikthimin pas pauzës së fundvitit, por kjo situatë nuk e shaqetëson aspak teknikun Orges Shehi, që ka identifikuar problemin në gjendjen fizike të lojtarëve të huaj, që patën edhe më shumë pushim në krahasim me të tjerët duke qenë se udhëtuan për ti kaluar festat me familjet. Jo rastësisht, Totre, Seferi apo Tosevski ishin krejtësisht nën ton kundër kuqebluve.

Kështu për Shehin është kalimtare dhe Tirana e tij do të kthehet shpejt ajo e vrullshmja që impresionoi në 2021, me rezultate e performancë. Problemi i vetëm në një formacion pa të dëmtuar dhe skualifikuar është vetëm Najdovski. Maqedonasi pas dëmtimit kaloi edhe një gjendje të rëndë gripale, që e rrëzoi madje edhe në peshë. Kështu, pavarësisht minutave të luajtura në Klasike, ai nuk është gati për 90 minuta në fushë, duke bërë që Toli të ngrohë motorët për ta zëvendësuar. Kuotat për ta parë Devid në fushë si titullar janë rritur dhe në këtë mënyrë tridhëmbëshi ofensiv me Xhixhën e Seferin mund të bëjë debutimin nga minuta e parë.

Asnjë dilemë edhe në qendër të mbrojtjes me Behirachte e Hoxhallarin solid në zgjedhjet e teknikut. Pjesa tjetër nuk ka dyshime dhe Tirana shkon e sigurtë drejt derbit me Dinamon, që pavarësisht tre rezultateve të para mes kampionatit e Kupës, vjen në fazën e dytë të Superiores e ndryshuar me emra të rëndësishëm…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *