• |
ide | kryesore

Manchester United, Ronaldo tërbohet me Rangnick: “Përse më zëvendësove?”

-Instant, Sport



Manchester United nuk arriti të festojë plotësisht fitoren në transfertë ndaj Brentford, për shkak të mosmarrëveshjes së radhës mes Cristiano Ronaldos dhe Ralf Rangnick. Në minutën e 71, me rezultatin 2-0 për Djajtë e Kuq, trajneri gjerman vendosi të zëvendësojë portugezin me Maguire për t’u mbuluar në mbrojtje dhe sulmuesi nuk e priti aspak mirë. Duke dalë nga fusha, ai fillimisht përqafoi Rangnick, por më pas hodhi tutën në tokë i zhgënjyer përpara se të përsëriste disa here pyetjen: “Pse më zëvendësove?”.

Tekniku pastaj iu afrua atij për t’i shpjeguar arsyet dhe për ta mbyllur disi cështjen, një strategji e butë e përdorur edhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur padyshim që gazetarët e pyetën cfarë ndodhi me CR7.

“I thashë: e kuptoj që je ende ambicioz dhe dëshiron të shënosh, por ndoshta pas disa vitesh, kur të jesh trajner, mund të marrësh një vendim të ngjashëm kur të gjendesh në të njëjtën situatë si unë”, shpjegoi Rangnick që më pas shtoi: “I thashë që e kisha marrë vendimin në interes të skuadrës. Me Aston Villa, pesë ditë më parë, ishim përpara 2-0 dhe më pas ata barazuan. Nuk doja të ndodhte më dhe unë mendoj se kam marrë vendimin e duhur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *