• |
ide | kryesore

Simboli i luftës në Siri/ Babë e bir nisin një jetë të re në Itali

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Munzir dhe Mustafa, babë e bir nga Siria u bënë të famshëm në mediat ndërkombëtare për shkak se të dy kanë humbur gjymtyrët. Babai ka humbur këmbën për shkak të luftës ndërsa i biri nga një sëmundje. Fotoja e tyre e e titulluar “Vështirësia e jetës” ka bërë xhiron e botës.

Mbrëmjen e së premtes ata do të mbërrijnë në Itali për të nisur një jetë të re. Të dy do të qëndrojnë në Siena dhe do të trajtohen në qendrën e protezave Vigorso di Budrio. Fotografia simbolike është bërë nga turku Mehmet Aslan, fitues i “Siena International Photo Awards”.

Vetë festivali nisi një mbledhje fondesh për të ndihmuar babanë dhe djalin dhe viktimat e tjera të pafajshme të konfliktit në Siri. Mbledhja e fondeve, e cila gjithashtu mbështet një program rehabilitimi dhe ndihme për njerëzit që kanë pësuar amputime duke arritur mbi 100 mijë euro përmes platformës Gofundme. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *