• |
ide | kryesore

Viroza frikëson Josën: Akinjemi e Saliu vështirë se e nisin titullarë

-Instant, Sport



Barazimi në Korcë me Skënderbeun ka ngadalësuar disi vrapimin e Lacit drejt kreut të klasifikimit, por pa prishur ecurinë pozitive të kurbinasve që është shtrirë tani në 6 takime radhazi. Merkato e janarit, edhe pse e konsideruar jo fondamentale, ka sjellë në Lac tashmë dy emra të rinj, që pretendohet të jenë përforcime për skuadrën e Mirel Josës: Adeleke Akinjemi dhe Hajdin Saliu janë tani zyrtarisht futbollistë të kurbinasve dhe vijnë me një kartvizitë të të gjithë respektit. Sulmuesi 23-vjeçar, ka luajtur me norvegjezët e Start, ndërsa mbrojtësi është huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit, me skuadrën kroate që vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me Lacin falë ndërmjetësimit të ish-teknikut kurbinas Besnik Prenga.

Të dy lojtarët janë bashkuar me skuadrën në stërvitje duke u vënë në dispozicion të teknikut, por vështirë se do të ndryshojnë kaq shpejt hierarkitë e zgjedhjeve të Josës. Kështu, sipas asaj që filtron nga klubi, Guindo duhet të udhëheqë akoma ofensivën e kurbinasve, i mbështetur nga Mazrekaj e Zarubica, ndërsa Lushkja do të jetë katalizatori i lojës së bardhezinjve.

Situata me virozën është përmirësuar ndjeshëm dhe Shehu, Ignjatovic e Roganovic që munguan kundër bardhekuqve, kanë punuar me grupin, duke marrë gjithë ngarkesën, gjë që i kandidon për një fanellë titullari. Megjithatë, Saliu mund të bëjë debutimin, edhe pse vështirë nga fillimi, vetëm nëse Ignjashevic nuk arrin të jetë gati. Pjesa tjetër e skuadrës është një garanci për Josën, që në këtë mënyrë, mund ti japë kohën e duhur ardhjeve të reja për tu përshtatur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *