• |
ide | kryesore

Video/ Insigne arrin Maradonën e i kujton Napolit: “Jam këtu e do të jem gjithnjë”

-Instant, Sport, Video



Me golin e shënuar me penallti ndaj Salernitanës, Lorenzo Insigne arrin një objektiv të rëndësishëm me fanellën e Napolit. Sulmuesi në fakt ka arritur Diego Armando Maradonën në vendin e tretë në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me fanellën e kaltër.

Pas golit, Insigne, i cili po luan me Napolin muajt e fundit dhe do të transferohet në Kanada te Toronto nga 1 korriku (kontratë deri në 2027 për tetë milionë euro neto plus bonuse në sezon), në festën me shokët e tij në fushë, është kthyer nga telekamera dhe me dorën në stemën e klubit bërtiti: “Jam këtu dhe do të jem gjithmonë”.

https://www.youtube.com/watch?v=eQUCMeC9uDM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *