• |
ide | kryesore

Armand Duka nxjerr SMS-në që mori para tritolit: Ik ose 60 plumba i ke në kokë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i FSHF-së Armand Duka të cilit iu vendos një sasi tritoli në hyrje të banesës mbrëmjen e së hënës konfirmoi se ka marrë një SMS kërcënues për jetën pak ditë më parë.

Duka tha në emisionin “Opinion” se një numër i panjohur i dërgoi mesazhin me tekst: “Ti lun me 2 standarde. Ti kurvë tallesh me lekët tona. Për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kurvë se betimi u ba i pakthyshëm”.


Kreu i FSHF-së tha se nuk kishte bërë denoncim në polici, por kishte bërë disa verifikime personale dhe se kishte rezultuar që ai numër kishte bërë një rimbushje në një dyqan në Durrës dhe nuk ishte përdorur më.

Duka tha se numri figuronte në emrin e Sabian Rrapushi dhe një person i tillë kishte 1 mijë numra. Ai tha se nuk e denoncoi në polici pasi nuk kishte besim që do të gjendej diçka.

“Edhe nga gjithë këta policë që janë mbledhur këtu sot nuk pres gjë sepse autori kushedi ku bredh me kalë. Si tek “Pylli i Lirisë” – tha Duka. ©LAPSI.al

6 Comments

    1. Po ike more hajdute mafjoze muti se nuke inpresnone njeri me intrigat e tuja thotë:

      Ky Armando Duka eshte mafjoze hajdute nje lloje si politikanet po more idjote se nuke inprsonone njeri me intrikat e tuja .. Lulzim Basha thote se done te ndahet nga Sali Berisha Edi Rama ilir Meta por mbrone Armando Duken që eshte nje lloje hajdute dhe mafjoze si Edi Erdogani Sali Vrasi ilir hajduti..

  1. Kështu është kur secili është per vete, ç’më duhet mua!! Dhe morrat e kuq ju heqin qafe rehat një nga një, dje Llalla, sot Duka, nesër Meta, pasnesër Filon Fisteku, e kështu me radhë do ju shqyejnë, tamam si delet. Asnjëri ose shum pak flasin.

    Një popull i përçarë indiferent është i destinuar të shuhet.

  2. Akoma keni dyshime, per kete popull qe luan me 2 porta? Po te gjithe politikanet moterqira a nuk dolen nga populli?
    Termeti mbaron pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu