• |
ide | kryesore

Shkëmbimi i fanellave që Messi nuk e kishte menduar kurrë: Papa i dhuron atë të Athletica Vaticana me autograf

-Instant, Sport



Një dedikim, që është si një “bekim” që Papa Françesku shkroi të mërkurën e kaluar, më 12 dhjetor, për Lionel Messin, mbi fanellën e Athletica Vaticana. E pikërisht fanellën me autografin e Shenjtërisë së tij, ia ka dorëzuar Messit imzot Emmanuel Gobilliard, peshkopi ndihmës i Lionit, përgjegjës i Konferencës së Peshkopëve francezë për Lojërat Olimpike Paris 2024. E kështu tani ‘shkëmbimi i fanellave’ midis Papës dhe kampionit argjentinas është kompletuar: në fakt, më 18 tetor, kryeministri francez, Jean Castex, i kishte dhuruar Francescos fanellën me numër 30 të Messit, atë të Paris Saint-Germain, me një dedikim të autografuar.

“Messi dhe unë u lutëm së bashku dhe ai më tha se sa i rëndësishëm është besimi për të”, tha peshkopi francez. Me Imzot Gobilliard – i cili me qendrën zyrtare sportive të Selisë së Shenjtë drejtoi stafetën në takimin “Ëe Run Together” të bashkëorganizuar me 21 shtatorin e kaluar së bashku me Fiamme Gialle – Athletica Vaticana po kryen angazhimin e një vizioni të sportit shpirtëror, gjithëpërfshirës dhe mbështetës, veçanërisht në perspektivën e Olimpiadës së Parisit. “Të jemi vërtet të gjithë vëllezër”, siç i tha Imzot Gobiliard një Messi të lumtur për nderimin e bërë nga Papa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *