• |
ide | kryesore

Tenis, Shapovalov humbet ndaj Nadal e tërbohet me arbitrin: “Jeni të gjithë të korruptuar”

-Instant, Sport



Denis Shapovalov humbet mendjen gjatë ndeshjes në Australian Open dhe shpërtheu ndaj gjyqtarit duke e quajtur “të korruptuar”. Episodi ndodhi gjatë ndeshjes së kanadezit me Rafael Nadal, të fituar nga spanjolli në setin e pestë. Gjatë një ndërrimi të fushës, Shapovalov u ankua për humbjen e dukshme të kohës nga Nadal, i pa sanksionuar nga arbitri Bernardes: “E nise kronometrin rreth 45 sekonda më parë dhe ai nuk është akoma gati për të luajtur. Po tallesh me mua? Ju jeni të gjithë të korruptuar! Jeni të gjithë të korruptuar. !”

Pasi është qetësuar, 22-vjeçari iu kthye të njëjtës temë në konferencën e shtypit: “Kam respekt të madh për gjithçka që ka bërë Rafa dhe mendoj se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Por duhet të ketë kufij, rregulla të qarta. Është kaq frustrues si lojtar. Ndihesh sikur nuk luan vetëm kundër tij, por edhe kundër arbitrave, kundër shumë më tepër”, theksoi kanadezi.

Kur u pyet nëse mendonte se Nadal ka një trajtim preferencial, Shapovalov u përgjigj: “Sigurisht, ai e merr atë 100%. Në të gjitha ndeshjet e tjera që kam luajtur, ritmi ka qenë shumë i shpejtë sepse gjyqtarët kontrollojnë orën pas çdo periudhe. Unë isha absolutisht gati për të luajtur dhe ora shënoi 3, 2, 1, pastaj goditi zeron. Pashë arbitrin dhe sigurisht doja t’i tregoja atij diçka dhe e bëra. Isha gati të luaja prej një minutë e gjysmë dhe ai më tha se nuk do t’i bënte shkelje kohore sepse unë nuk isha gati të luaja. Për mua është një barsaletë e madhe të pretendohet kjo.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *