• |
ide | kryesore

Eurovision 2022/ Kur do të ngjitet në skenë përfaqësuesja e Shqipërisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Përgatitjet për “Eurovision 2022” tashmë kanë filluar për përfaqësuesit e çdo shteti. Edhe Ronela Hajati ka njoftuar se është nisur për në Londër, për të përpunuar kështu këngën e për të sjellë një version akoma më të përditësuar.

Ndërkohë, një nga lajmet që duket se ka “frikësuar” këngëtaren e “Sekreti” ka qenë fakti se do të jetë pikërisht vendi ynë, i cili do të hapë natën e gjysmëfinales.

Ronela e ka postuar renditjen rastësore të shortit në llogarinë e saj të “Instagram” ku shihet qartë se Shqipëria është në vendin e parë.

Mbi foto ajo ka shkruar “Okej, tani kam frikë.”

Rikujtojmë se kjo eksperiencë për këngëtaren ka qenë shumë e veçantë dhe kryesisht fitoren ia ka dedikuar të atit, si personi që e ka mbështetur dhe frymëzuar më së shumti.

Edhe pse ka patur shumë reagime dhe komente negative lidhur me fitoren e “Sekreti” në “Festivalin e Këngës” në “RTSH”, Hajati i është përgjigjur se ka punuar shumë për këngën dhe shprehet se urrejtja nga artistët ndaj një vajze që ka punuar gjithë jetën për artistë të tjerë është e neveritshme dhe diabolike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *