• |
ide | kryesore

Kim Kardashian dhe dashuria e saj për photoshop

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian publikoi një foto me bikini në Instagramin e saj, por ishte e qartë që e kishte tepruar me fotoshopin. Në foto, ajo shfaqet me rroba banje nga koleksioni i saj i ri, por në vend që të përqendroheshin tek ato, ndjekësit vunë re këmbën që dukej e shtrembëruar dhe shfaqte një kthesë pas gjurit.

Edhe pse Kardashian nxitoi ta fshinte galerinë e fotove dhe ta ripostonte pa imazhin e shtrembëruar, një llogari fansash arriti ta ruante foton dhe ta ripublikonte atë.
“Kim çfarë ndodhi me këmbën tënde?” pyeti një fans.

Ndërsa një tjetër shkroi: “Kim, Kim, Kim… Këmba jote e djathtë është, uh…”

Kardashian nuk i ka pranuar publikisht akuzat e fotoshopit, megjithatë kjo nuk është hera e parë që ndodh… dhe mendojmë se s’do të jetë as e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *