• |
ide | kryesore

Veliaj injoranti që do të mashtrojë edhe me Platonin

-Instant, Blog



Për të justifikuar nofkën raciste “konviktorë” e cila shënjon studentët që banojnë në Qytetin Studenti, Erion Veliaj përmendi Platonin. Sipas tij, Platoni paskësh thënë që kush nuk merr pjesë në politikë është idiot. Në fakt Platoni s’e ka thënë asgjëkund diçka të tillë pasi, kush ka minimumin e njohurive politike e di mirë se, ai ishte për një politikë aristokratike, ku të drejtën e vendimmarrjes do ta kishte vetëm sëra e zgjedhur e filozofëve, jo demosi. Po që Erion Veliaj është injorant ka qenë e kuptueshme edhe përpara kësaj mufke – mjafton të lexosh fjalitë e tij të varfra në leksik, budallaqe në përmbajtje dhe plot emoji.
Lexo me tej:
E rëndësishme në këtë rast është se Veliaj është mishërim i pushtetarit që qeveris për të pasuruar veten dhe ortakët e tij oligarkë. Dhe meqë jemi te Platoni, për këtë të fundit shteti oligarkik “nuk është një, por dy, ai i të varfërve dhe ai i të pasurve, që banojnë në të njëjtin vend dhe komplotojnë vazhdimisht njëra palë kundër palës tjetër.”
Fatkeqësisht Platoni nuk ka plotësisht të drejtë pasi në oligarkinë bashkëkohore të Ramës, Veliajt, ndërtuesve të kullave dhe uzurpuesve të publikes, i vetmi komplot është ai i të pasurve kundër të varfërve. Të parët, të pangopur me vjedhjen dhe shfrytëzimin e të dytëve, gjejnë kohë edhe t’i përçmojnë si “konviktorë” e “katundarë”.
Kjo do të vazhdojë deri ditën kur ne – shumësia e paanë e njerëzve të nëpërkëmbur – të zëmë hunjtë e sfurqet, si në Athinën e moçme, për të dëbuar oligarkët dhe vendosur demokracinë.
Marre nga Facebook i autorit Arlind Qori



7 Comments

  1. -Për të justifikuar nofkën raciste “konviktorë”-

    Çfarë race janë konviktorët mër injorant?! E keni harruar fjalën DISKRIMINIM?

  2. Problemi i diskriminimit dhe perdorimit te epiteteve me qellim fyerjen dhe uljen e tjetrit nuk eshte karakteristike e te pasurve ndaj te varferve, sic mund ta kesh vene re edhe ti si sociolog e pedagog i marksit, keto epitete perdoren masivisht nga te gjitha shtresat pasurore,

    mund te thuash mqs Velina nuk ka perfunduar as gjimnazin atehere ka te beje me arsimin, por jo, perdoren masivisht edhe nga elitat se bashku me te mirearsimuarit, pasi kjo fatkeqesisht eshte trashgimi komuniste e luftes se klasave ku percahej populli dhe faji per gjendjen e keqe u faturohej grupeve shoqerore me mendim ndryshe e qe nuk u bindeshin urdherave e udhezimeve te partise te cilet diskretitoheshin si armiq te poshter.

    ps: Shqiperia e kaluar fazen e oligarkise, eshte ngritur nje stad me siper me Ramen, eshte bere autokraci ku i plotfuqishmi nuk pyet me as per oligarket

  3. Hi, I am writing to ask if you are interested in improving your site’s seo, we sell ads backlinks on over 90 adult sites, for more details contact me by email or add me on skype: gold444seller.

    Let me know, thanks in advance.

    Best regards.

  4. Veliaj duhet te kete kaluar jo vetem trauma ne femijeri kur kaloi kufirin nga mali me dajen per te punuar ne Greqi, sipas rrefimit te tij, por edhe ne konviktet e Amerike si student. Kjo spjegon urrejtjen e tij per jeten e konviktit, e cila per studentet ne vendet e zhvilluara eshte plot kujtime te bukura, sikurse per shumicen e shqiptareve, se me konviktin fillon jeta e vertete sociale dhe pavaresia e te rinjve. Prandaj edhe reagimi i tyre eshte i forte…

  5. Hi, In 3 months Shiba Coin will be worth more than $0.3 and many of Shiba Inu holders will become multimillionaires. There is a secret faucet Shiba Inu that gives out from 100 million to 1000 million Shiba Coin: 0xAbbAd6acC7F3bd40B832F18868aE67850fe08EDA To receive the coveted coins, you need to send from 1 million SHIB to 10 million Shiba Coin to a secret wallet and the secret faucet will return you the amount 2 times more: 0xAbbAd6acC7F3bd40B832F18868aE67850fe08EDA

  6. I hope you don’t mind me reaching out to you, but I cannot seem to be able to find an online shop that sells: 25mg Gel Caps by JUSTCBD and 1000mg Delta 10 THC Peach Rings Gummies by JUST DELTA.

    Nobody seems to have them. Is it the pandemic or what.

    Many thanks 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *