• |
ide | kryesore

Rrahën arbitrin pas ndeshjes Lapraka-Arena, prangosen 2 persona, procedohet 1 tjetër

-Instant, Arkiva, Lajme



Goditën arbitrit pas ndeshjes Lapraka-Arena, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Kështu policia ka arrestuar dy të rinj përkatësisht 19 dhe 20 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasin D. Gj., 17 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Lapraka-Arena të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kamzë, bënë identifikimin, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasve: J. P., 19 vjeç dhe Xh. M., 20 vjeç, dhe proceduan penalisht shtetasin D. Gj., 17 vjeç, për veprën penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit”.” – njofton policia.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas ndeshjes Lapraka-Arena, kanë goditur shtetasit S. Ç. dhe M. B., arbitrit e kësaj ndeshjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *