• |
ide | kryesore

Një miqësore test për kombëtaren dhe stadiumin: Gjeorgjia në Tiranë dy muaj para finales së UECL

-Instant, F1, Sport



Miqësorja me Gjeorgjinë tani ka të zyrtarizuar stadiumin ku do të luhet dhe orën e ndeshjes. Dy federatat anëtare kanë arritur dakordësinë për stadiumin dhe orarin, pasi arritën më parë marrëveshjen për të zhvilluar këtë sfidë miqësore. Kështu, ndeshja e 29 marsit do të luhet në “Air Albania” në Tiranë, duke nisur nga ora 18:00.

Kjo ndeshje, edhe pse miqësore, do të jetë shumë e rëndësishme për kombëtaren kuqezi, që rikthehet të luajë një ndeshje pas mbylljes së fushatës kualifikuese të Botërorit, në këndvështrimin e përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor, me Shqipërinë që është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën. Gjithashtu, edhe për stadiumin kombëtar të kryeqytetit do të jetë një test i rëndësishëm, duke qenë afërsisht dy muaj përpara pritjes së finales së UECL, që është parashikuar të luhet në Tiranë.

Kjo do të jetë miqësorja e pestë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që në total kanë zhvilluar 13 ndeshje mes njëra-tjetrës, ku 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit, ndërsa 4 prej tyre kanë qenë miqësore.

Përpara përballjes me Gjeorgjinë, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore më 26 mars ndaj Spanjës. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, kjo ndeshje do të zhvillohet në Spanjë, në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanjolit në Barcelonë, duke nisur nga ora 19:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *