• |
ide | kryesore

I morën 10 mijë euro të shpallurit në kërkim, gjykata lë në burg dy të policët

Arkiva, Lajme, Të fundit



GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK duke lënë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve dy efektivët e Durrësit, Gëzim Lluka dhe Viktor Buca.

Referuar hetimeve të SPAK dy efektivët e policisë Durrës, arritën me sukses të gjenin Alfred Mikelin, person i dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg.

Ata e kapën dhe e morën në makinën e policisë sipas procedurës. Por gjatë shoqërimit të tij për në komisariat, Mikeli duket se i ka korruptuar policët duke u ofruar rryshfet. Sipas dosjes ai u ka ofruar efektivëve 10 mijë euro që ta linin të lirë.

Lluka dhe Buca u vunë në pranga më 31 janar. Ndërsa, ngjarja ka ndodhur në 10 gusht të vitit të shkuar kur punonjësit e policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Viktor Buca dhe Gezim Lluka, pasi janë vënë në dijeni të vendit ku ndodhej personi në kërkim, e kanë lokalizuar atë dhe e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin.

Pasi kanë negociuar me Alfred Mikelin, punonjësit e policisë Buca dhe Lluka e kanë lënë të lirë, në shkëmbim të 10.000 eurove. Mikeli ishte person në kërkim për efekt të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë të ish – Gjykatës për Krime të Rënda, sipas të cilit ai ishte dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *