• |
ide | kryesore

Bashkimi Europian nxit hetimin e aferës së inceneratorëve në parlament

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në një postim në Twitter, për zgjatjen e afateve të punës së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët deri më 25 shkurt.

“E rëndësishme është që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE” – shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i dha të drejtë opozitës për afatin kohor të punës së komisionit hetimor për inceneratorët duke i njohur si afat ligjor fundor datën 25 shkurt.

Mazhoranca u tërhoq nga pretendimi i saj për datën 28 janar. Shtyrja e hetimit u përshëndet edhe nga ambasadorja Yuri Kim.

Lexo më tej: 

Me zë dhe figurë/ Si e mbuloi Rama aferën e inceneratorëve me flamurin e Partisë Socialiste 

Skema e korrupsionit/ Bllokohen inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit 

Afera e inceneratorëve, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton 



5 Comments

  1. Opozita duhet te kerkonte votbesim te qeverise ne parlament, jo vetem per superskandalin inceneratoret por edhe per 15 milion eurot ne Spitalle.
    Shifni reagimet e opozites ne Malin e zi apo Maqedonine e veriut, mos flasim pastaj per greqine ku opozita kerkoj menjehere votbesimin e qeverise pasi u bllokua nje segment rrugor nga bora

  2. O shoku ambasador.. po ju sikur thate qe sistemi i drejtesise njebsukses pas reformes ?! Po pse nuk i kerkoni organeve te drejtesise te bejne punen e tyre edhe per kete çeshtje? Mos po kerkoni ti jepni ca pike Lulit meqe e propozoi ai komisionin???

  3. Nxit hetimin e inceneratoreve ne parlament?:)))) Hahaha na dhive se qeshuri o spinoff i Sorrosit.
    Kush do ta hetoje ne parlament, po ata ministra e deputet qe kane firmosur per inceneratoret?????

    Hetimi behet nga drejtesia (nese quhet e tille) dhe jo nga Parlamenti. Eshte e famshme shprehja qe ” Nese do te mbyllesh nje korrupsion qeveritar, ngrej nje komision hetimi parlamentar” dhe ke bere nje verre ne uje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *