• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri mbërrin në burgun 313, vendoset në Godinën 2

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me 3 vite e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre” Saimir Tahirin, ish-ministri i Brendshëm ka mbërritur rreth orës 22:30 në ambientet e burgut 313, ku ai do të vuajë dënimin e tij.

Sipas News 24, Saimir Tahiri është vendosur në godinën numër 2 të Burgut 313. Fillimisht ai u paraqit në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe pas procedurave atje, ai u nis për tek burgu 313. Gjykata e Apelit la në fuqi sot (4 shkurt) vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vite burgim, duke ngritur ndaj tij akuza të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por sot Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vëllezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.



3 Comments

  1. O Viso, shpejt dy kallepe sapuni Saje Qorrit, nje per te lare koken, tjetrin … e dine vete shoket e burgut.

  2. Sajme, tregoi shoket, se t’jep tata 3 napolona…thuji tatës tina, kush te tha tyna me mjell droge, hec pra se te ka tata xhon

  3. Shume e paskan denuar! Qenkan keputur ne mes duke berfe seanca per 3 vite e 4 muaj burg denim.Shtet leshi, me keq se ne Sudan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *