• |
ide | kryesore

Arrestohen 3 nga 4 shqiptarët e arratisur në Greqi

-Instant, Arkiva



Policia greke ka vendosur në pranga 3 prej shqiptarëve të arratisur nga një burg grek. Sipas medieve vendase ata janë Olis Prifti, Arsian Meta dhe Mateo Barjami.

Një tjetër shqiptar i identifikuar si Bledar Frroku është ende në kërkim. Tre prej të arratisurve u kapën nga policia në qendër të Kretës pas godinës së Bashkisë.

Atyre iu sekuestruan 2 thika, sasi të vogla kanabis, heroinë dhe pluhur i bardhë. Policia gjeti edhe mjetin e dytë të vjedhur nga të arratisurit.

EMRAT

Olis Thoma Prifti, 10.09.1979, lindur ne Lushnje e banues ne Dropull, Gjirokaster. Prind i nje femije. Profesioni – kamarier. Denuar me burgim te perjetshem per “pjesmarrje ne organizate kriminale”, “grabitje”, “grabitje me pasoje vdekje”, “vjedhje”, “armembajtje pa leje”, “perdorim arme”. Ne burg prej 17.05.2016

Mateo Veliko Barjami, 12.07.1993, banues ne Mollas, Kolonje. Profesioni – hidraulik. Denuar ne 09.11.2020 me 20 vjet burg dhe 57.000 euro gjobe per “trafik lendesh narkotike”. Denuar ne 21.09.2018 me 8 vjet burg dhe 1000 euro gjibe per “mbajtje dhe shitje lendesh narkotike”. Denuar ne 27.04.2017 me 4 vjet burg dhe 3000 euro gjobe per “mbajtje dhe blerje lender narkotike”.

Bledar Frrok Frroku, 12.11.1988, nga Shen Kolli, Lezhe. Profesioni – bojaxhi. Denuar ne 30.06.2020 me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobe per “trafik lendesh narkotike”.

Ardian Qamil Meta, 04.11.1990, nga Grabjani, Divjake. Profesioni – Bojaxhi. Denuar me 24 vjet burg ne 31.10.2017 per “grabitje”. Ne burg prej 17.05.2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *