• |
ide | kryesore

Autobusi del nga rruga, 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik në Java të Indonezisë, thotë policia.

Shoferi i autobusit, i cili transportonte 47 persona, ishte nisur nga Sukohartzo për të vizituar një zonë bregdetare, humbi kontrollin e mjetit gjatë zbritjes në një rrugë të pjerrët , shpjegoi policia të dielën në mbrëmje.

“Dëshmitarët okularë thanë se e panë shoferin në panik duke u përpjekur të përdorte levën e marsheve për të ngadalësuar,  gjë që sugjeron se frenat nuk funksiononin ose ishin me defekt,” tha Ihsan, një oficer policie.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indonezi, pasi shumë automjete janë në gjendje të keqe, si dhe infrastruktura, dhe kodi rrugor nuk ndiqet nga shumë shoferë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *