• |
ide | kryesore

“Non gratës si bëhet vonë për PD-në”/ Basha sulmon Berishën dhe Metën: Shajnë demokratët, por asnjë fjalë për oligarkët

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga njësia nr.6 në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas Bashës, Berisha ka nisur një sulm ndaj demokratëve që nuk mendojnë si ai. Numri një i PD-së shkoi më tej duke thënë së lideri historik i demokratëve nuk i bëhet vonë për demokratët pasi ai ka vetëm hallin e vet. Ai u shpreh se Berisha ka marrë logon e LSI-së, e ka çuar në KQZ, dhe me logon e LSI-së po shëtit në këto 6 bashkitë.

“Tani u kujtua, 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta, ti dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale, duke bërë çfarë? Duke sharë demokratët! Duke sulmuar kandidatët e partisë demokratike! Por nuk sulmon ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë! Ka marrë këto ditë , dhe në veçanti sot, me dhjetëra, edhe dje, me dhjetëra mesazhe, nga demokratë të zemëruar. Si ka mundësi që ky njeri, Sali Berisha, të shkojë nëpër këto takime, me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI-së, por që kanë kaq turp, saqë nuk e nxjerrin logon e LSI-së? Fakti është që janë kandidatë të LSI-së, por kaq turp kanë që nuk e nxjerrin logon e LSI-së. E para! E dyta! Si ka mundësi që merret me kandidatët e partisë demokratike, që janë nga i pari tek i fundit njerëz përfaqësues të vlerave të demokratëve? Njerëz përfaqësues të komuniteteve të tyre! I sulmon ata, por nuk sulmon as Vangjush Dakon, as Tom Doshin, as Aqif Rakipin, asnjë nga ata! Nuk thotë asnjë fjalë, as për oligarkët, as për bandat. I ka harruar! Kur ka qenë hera e fundit që i ka kujtuar? Jo, i ka harruar! Pse? Dikush tha i duhen! Është më shumë se kaq. Janë bashkë! Ky është Trekëndëshi i Bermudës! Janë bashkë! Janë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin në këmbë! Sepse vetëm duke qenë bashkë, arrijnë ta mbajnë njëri tjetrin, sepse janë një pakicë e papërfillshme, përballë një shumice absolute, e cila iu siguroj që shtrihet përtej radhëve të partisë demokratike”, u shpreh Basha.

 

 



9 Comments

    1. O LLYLL?! Mos na ha EDVININ! Ik ne Hollande sa nuk do jete teper vone! u se harrova po shkove ne Hollande te ekstradojne direkt ne Belgjike!

      1. o lapsi na keni care karin me lajmet e llullit

        vini dhe patozin,

        APO SPARTAK NGJELEN FRROK CUPIN

        rama veliaj sdurohen por ama jane ne pushtet nuk injorohen. ktij karit ci beni reklam kot

        ate edhe gruja e vet nuk e voton , me shume vota merr jenisheri dhe gjuzi, dhe murriz shkreptima se ky kari me xhel

  1. C’kemi ndonje te re nga 2 miliard €, qe do te marri kunati, Erion Isufi, ne Portin e Durresit, po me 4 sky scraper-at qe do te ndertosh tek ish-SH.Q.U.P si po shkojne negociatat me “akademiket rilindas” te trafikimit te kokaines, kete na trego o Lulush, te tjerat i dime shume mire. Merzitem sepse Sala e “percau” opoziten jo ekzistente, qe prej 2013, tani do te mungojne votat e Lulushit, Grides, Salanjit, Gjekmarkaj, Alibeajt dhe 4-5 te tjereve qe s’po i kujtoj, gjithe-gjithe, 10-15 cope vota, po te supozonje se per ata do te votojne bashkeshotet apo dashnoret!

      1. Nje bastard si ky nuk nje kjo toke o zot na ruaj nga keto mostra e mendon nje dite qe do ti qime gruan ketij pushti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *