• |
ide | kryesore

Restaurohet shtëpia e ish-Ministrit të Brendshëm Xhaferr Deva në Kosovë, shqetësohet ambasadori gjerman

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, të cilën Ministria e Kulturës e konsideron si një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë.

“Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar ambasadori gjerman në Tëitter, duke bërë thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta lidhur me Holokaustin.

“Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në një mënyrë të hapur dhe të vërtetë. Ambasada Gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman.

Më 2 shkurt, Ministria e Kulturës njoftoi për fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës.

“Gjatë ditës së djeshme filluan punimet restauruese në Shtëpinë e Xhafer Devës, shtëpi e ndërtuar në vitin 1930 në qendër të vjetër të qytetit nga arkitektë dhe punëtorë austriakë. Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, historike dhe arkitektonike për tërë rajonin”, u tha në njoftimin e MKRS-së.
Projekti është paraparë të përfundojë në fund të këtij viti.

Kush ishte Xhafer Deva

Nё vitin 1944, Xhafer Deva ishte emёrua Ministёr i Punёve tё Brendshme nё qeverinё e Shqipërisë. Në pranverë të po atij viti, ai e kishte ngarkuar një ndër krerët e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, Bedri Pejanin, që të krijonte divizionin SS “Skanderbeg”, që sipas disa historianëve, i kontribuoi fuqishëm kryerjes së krimeve ndaj hebrenjve.
Nga ana tjetër, mbështetësit shqiptarë të aktivitetit të Xhafer Devës e lidhin rolin e tij kryesisht me formimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”. Xhafer Deva konsiderohet nga këta si themelues dhe kryetar i shquar i këtij formacioni ushtarak e qeverisës në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë.

Pavarësisht të dyja anëve, qëndrimet e të cilave tashmë diheshin, shtëpia e Devës është konsideruar monument i veçantë nga Kosova, që tash e disa vite që planifikon restaurimin e atij objekti. Restaurimi ka nisur këtë muaj në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”. Projekti i hartuar nga “CHëB Kosova” bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumentit për Stabilitet dhe Paqe e Bashkimit Evropian dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Implementimi bëhet nga UNDP-ja.


Kostoja e restaurimit është paraparë të jetë 300 mijë euro.

Ish-pronari i kësaj shtëpie interesante në Mitrovicë, Xhafer Deva mbetet figurë polarizuese e historiografisë. Ai qe anëtar i qeverisë shqiptare që për disa historianë synonte një Shqipëri të Madhe, e për disa të tjerë ishte thjesht bashkëpunëtor i pushtuesve nazistë. Xhafer Deva vdiq më 25 maj të vitit 1978.



3 Comments

  1. Ndertese e bukur. Restaurimi gje e duhur. Ne Kosove kam pare ndertesa te bukura te ndertuar ne peridhen e Austro-Hungarise, me ka lene mbresa Stacioni hekurudhor ne Peje. Ne Shqiperi e ke te veshtire te gjesh nje ndertese e ngritur ne kohen e Austro-Hungarise, ne Tirane dominon ndikimi Italian i arkitektures qe gjithashtu eshte nje vlere e madhe kulturore e bukurie estetike.

    1. Kur ishte Xhafer Deva minister i brendshem…kurvat partizane e kuqe fshiheshin si lavire duke ngrene buken e fshatareve te varfer qyl…
      Dhe duke u premtuar se kur te vinte bolshevizmi do hanin me luge floriri etj etj brrochkulla si neper filmat e kurvit…..
      nuk ja mbante asnjerit nga keta kriminele te kuq te perballeshin me trupat e Xhafer Deves.
      Ai ambasadori gjerman do kete studiuar me bursat e sorros.
      Poshte plehrat e kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *