• |
ide | kryesore

Shkarkohet kreu i parlamentit të Malit të Zi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas rrëzimit të qeverisë shkarkohet edhe kreu i parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç.

Seanca u shoqërua me debate të ashpra ndërsa në fund u vendos për shkarkimin e Beçiç. Gjithsej votuan 79 deputetë, nga të cilët 43 votuan pro dhe 36 kundër.

Kujtojmë se qeveria e Krivokapiç, u rrëzua më 4 shkurt, me votat e opozitës dhe të Lëvizjes Qytetare URA. Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë u iniciua nga pikërisht nga URA.

Nga ana e tij Dritan Abazoviç ka thënë se pas rënies së qeverisë së Krivokapiç do të fillojnë bisedimet për formimin e një pushteti të ri ekzekutiv.

Ai gjithashtu është shprehur se ka disa opsione për zgjidhjen e situatës, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme.©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *