• |
ide | kryesore

Shmanget tragjedia në Librazhd, policia zbardh shkakun që autobusi doli nga rruga

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë njofimin zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur në Librazhd tek “Kthesa e Murrashit”, ku rrezikohej që mjeti të përfunonte në lumin Shkumbin. Blutë kanë bërë me dije se rreth orës 12:00, një autobus që drejtohej nga M. L., 29 vjeç banues në Korçë, si pasojë e lagështirës ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të lehta materiale. Aksidenti ka ndodhur shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik me 3 viktima më datën 1 shkurt, ku makina doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *