• |
ide | kryesore

Nafta rritje rekord/ Autoriteti i Konkurencës: Po e monitorojmë tregun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Cmimi-naftes-ne-Shqiperi-ulet-me-3-leke-ne-bote-30-per-qind-620x360.jpg



Prej disa ditësh qytetarët shqiptarë janë duke u përballur me një rritje të ndjeshme të çmimit të karburanteve, edhe pse kompanitë e hidrokarbureve pretendojnë se ky është një efekt i rritjes në burg.

Kjo tendencë e rritjes së çmimeve ka vënë në lëvizje dhe Autoritetin e Konkurencës, të cilët u shprehën sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave se do të ketë një monitorim tregu.

“Konkurrenca” shpjegon se rritja e çmimi u rrit unanimisht dhe ka indikator që mund të jetë bërë me një marrëveshje të ndaluar. Me fjalë të tjera kompanitë e tregtimit të karburanteve janë marrë vesh mes tyre ashtu siç bëjnë kartelet, duke rënë dakord për rritjen e çmimeve.

“Çmimet janë të rëndësishme. Ne kemi vendosur prej një jave monitorimin e tregut të hidrokarbureve, pra indikatori ishte rritja e menjëhershme në unison e çmimit, mund të jetë një nga indiciet e një marrëveshje të ndaluar, mund të jetë e ndikuar nga tregjet e jashtme, prandaj kemi vendosur hetimin për një periudhë që të jetë sa më e shpejtë brenda kapaciteteve tona”, tha kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.

Për çdo litër naftë të blerë sot, paguhen rreth 102.8 lekë/ litër taksa dhe 91 lekë/ litër kosto fillestare të karburantit.



2 Comments

  1. U ngrit Mielli -po e monitordhjesim-thone-.U ngrit Nafta po e -monitordhjesim -thone-U ngriten ushqimet po -monitorojdhjesiim -thone.-U ju dhjefsha mu ne Monitorimt o moter dhe gra qire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *