• |
ide | kryesore

Zbulohet hilja /Basha do ti japë Ramës deputetë borxh për të votuar vettingun

Arkiva



I gjendur përballë presionit amerikan dhe dhe shantazhit të Ramës: “Shkoni votoni, nuk negocjoj me ju”, Basha e ka ulur sërish kokën. Burime brenda PD së vulës bëjnë me dije se deputetet demokratë do të bashkojnë nesër votat me PS për të zgjatur deri në 2024 afatin e komisioneve të vettingut që kanë kaluar deri më tani në sitë vetëm gjysmën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në vështirësi morale pasi e ka etiketuar këtë proces si mafioz, të kapur nga Rama dhe ndërkombëtarët 9video poshte), Basha la vendosur për një obsion prej skuthi.  Ai vetë nuk do të votojë pro, por do ti japë borxh rilindjes aq parlamentarë sa i duhen.

 

“Disave u ka thënë nuk kemi qëndrim, të tjerëve i ka shkelur syrin për të votuar duke u lënë te kuptohet, bëni si thotë ambasadorja”, tha burimi i Lapsi.al. “Eshtë e pa precedentë që për një çështje të kësaj rëndësie mos mblidhet paraprakisht grupi parlamentar” vazhdoi burimi.

Për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut duhen 94 vota, që mazhoranca e vetme nuk i plotëson. 77 votave të saj i duhen dhe 17 vota të PD-së. Pra sipas strategjisë do të jenë ata të 17 që do bëjnë me “kokë të tyre” duke shkelur mbi veten, qëndrimet publike dhe atë që kanë pështyrë prej vitesh kundër reformës në drejtësi.

Në mes të tetorit grupi parlamentar i PS mori vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e firmosur nga më shumë 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionerëve Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut deri më 31,12,2024. Duke shtuar pra 30 muaj të tjera.

E vënë nën trysni të fortë të qeverisë dhe të diplomatëve amerikanë opozita e vuajti gjatë faktin se do të duhet të lëpijë ato që ka pështyrë për vettingun.

Menjëherë sapo qeveria hodhi këtë ide nënkryetarja e PD-së, Grida Duma bëri deklaratën se opozita do të qe konstruktive me reformën në drejtësi. Ndërsa më tej, nënkryetari tjetër, Alibeaj, i pyetur në “5 pyetjet nga Babaramo” u përdrodh pa dhënë një përgjigje të saktë (video ketu poshte).

Më tej ish ministri dhe deputeti demokrat Genc Pollo në një shkrim të fortë, lëshoi apelin: “Një votë e deputetëve të PD pro zgjatjes së vettingut, do të ishte shumë më e rëndë dhe më e ligë sesa votat e deputetëve socialistë për shembjen e Teatrit Kombëtar”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës

Për të kuptuar se sa në mënyrë të pandershme ka luajtur PD-ja zyrtare duhet parë perspektiva e luhatjeve në qëndrimet e saj.

Ata braktisën fillimisht mbledhjen e parë në kuvend, me pretendimin absurd se kjo nismë e PS-së, duhej shqyrtuar së bashku me tre propozimet, për të ndryshuar në mënyrë të trefishtë Kushtetutën: për ligjin zgjedhor, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve të bërë nga SPAK. Basha vetë deklaroi disa herë se ai nuk kishte prioritet atë që i kërkonin Rama dhe Yuri Kim.

Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Versioni i dytë ishte se kjo nismë do ti nënshtrohej një konsultimi të gjërë.

Më pas ata hodhën poshtë çdo ide sipas të cilës kjo çështje themelore, që ka të bëjë me dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e saj, mund të përdorej si monedhë shkëmbimi në një marrëveshje të mundshme politike.

Por, ditët kaluan, gjithçka mbeti në heshtje, dhe këtë të enjte historia mund të mbyllet me 17 ushtarë të dhënë borxh të cilët Basha do të bëjë sikur nuk i shef.

©Lapsi.al

 



8 Comments

  1. Sorosianet e Kim kane dale hapur!
    Rrofte uniteti Shqiperi-Hamerrike!

    Tashme diplomatêt jane bere ‘monomatë’….

    1. Te dhjefsha murrizin gjuzin jenishherin

      Na ka dal dash sula pro kimete

      Dash sula ngs peqini që del me pistoletë për shkumbinin

      Ka plot do jete dhe ky lushnjari gaztor,

      Te dhjefsha murrizin basha eshte më kurvë se murrizi . Burri i marsidës ça thotë??

      Deputetë bythqira me dash sulën që bo si trim, shko qiu nga rama tani kurva e peqinit

      Gaz bardhi, gridarja, salianjrat, dihen që janë me kokë në bythë pi kta që bëjnë si buuuuuraa zakoni , mziu, flamur hoxha, xhekmarkaj,, marsidburri, dash sula ku i kanë bolet???
      Në fakt kanë bolet e ramës mu në hundë

      Bythqira në sjellje, e theksoj ka shumë burra që ngordhin dhe hanë kar mjes drek darkë por nuk i.them dot bythqira kur ke bythqira si dash sula mziu çollaku etj..

      Ça paska mbajt ky vend

  2. PD Vula e Lyl Bravës …ndaj e donte me çdo kusht vulen e godinën, ndryshe si do plotësonte misionin EDramës e Kimetes!?

  3. Puna e Bashes u more vesh. Eshte ne bashkeqeverisje dhe bashkendarje te miliardave me kryerilinsasin prej vitesh.

  4. Te gjithe e dime se kur ne rrugen e Elbasanit i fryjne bilbilit, politikanet rreshtohen per te filluar loja.
    Nuk eshte gje e re, se ka 30 vjet histori qe i vjen prapa. Dallimet mes tyre jane te pakta ne rreshtim, pervec ca gjoja deklaratave hezituese se po e ngriten zerin tek deklarata dalin non-grata…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *