• |
ide | kryesore

Ceferin: “Nuk ekziston më një raport me Agnellin, Super League një thikë pas shpine”

-Instant, Sport



Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, rikthehet të flasë për Super League, duke mos braktisur tonet e ashpra: “Ishin 48 orë stresuese dhe intensive (ato në të cilat u shpall kompeticioni i ri, para fundosjes së shpejtë) edhe për shkak të marrëdhënies që kisha me Andrea Agnellin: tani ai raport nuk ekziston më. Jam akoma i shokuar duke menduar se si njerëz të caktuar, për interesat e tyre, janë gati të vrasin futbollin nga një ditë në tjetrën.”

Megjithatë, Ceferin tenton tu japë dorën të ashtuquajturve klube rebele: “Unë nuk kam problem me ta, por pasi na kanë goditur me thikë pas shpine, u takon atyre të telefonojnë: nëse do më kërkonin një takim, do të ulesha. Nuk kam asgjë personale as me Agnellin. Ata mendojnë akoma se Super League ekziston, njësoj si ata që besojnë se toka është e sheshtë. Por të pakten në dhjetë vitet e ardhshme ky kërcënim nuk ekziston, askush nuk e dëshiron atë, përveç atyre që mendojnë se futbolli ka të bëjë vetëm me paratë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *