• |
ide | kryesore

Tjetër reagim nga PD: Mban Ramën nëse voton Berishën dhe Metën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndoshta nisur nga një valë reagimesh në rrjetet sociale, por edhe në ekranet e TV-ve në emisionet politike të së enjtes, Partia Demokratike ka parë të arsyeshme të reagojë sërish në orët e vona për çështjen e bashkimit të votave me Ramën për zgjatjen e afateve të vetingut.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të PD-së thuhet se personat që janë shpallur “non grata” dhe ata që pritet të shpallen janë burracakë dhe pengje të korrupsionit. PD thekson se “sot çdo shqiptar e ka të qartë, nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën në pushtet”.

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere.

Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi. Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.

Koha e non gratave të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën” – thuhet në deklaratën e PD-së. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Ka kohe qe mendoj nje pyetje per Bashen, por duke mos qene gazetar nuk mund t’ia bej. Sipas Bashes, kush eshte me i korruptuar, Rama apo Berisha? Nese pergjigja e Bashes eshte ky i dyti, atehere pse ka bashkepunuar per 17 vite me nje te korruptuar? Nese eshte i pari, cilat jane interesat e Bashes qe bashkepunon me te te prej te pakten pese vitesh? Nese sipas tij jane te dy njelloj, atehere nuk ka nevoje t’i besh pyetje, sepse i bie qe Basha te jete edhe me i zi pasi bashkepunimi i tij eshte thjesht per interes personal.

  2. o luldhim more lylqim Suma jote aferim, hajvon ti hajvon ai qelbesira qe ta vuni sot a neser do te rreshqasi sapuni

  3. Armand Duka po sheh sesi i dridhet toka nën këmbë, pikërisht nga ata fëmijë që shpresën e kanë te loja më e bukur e planetit, por që është marrë peng prej klaneve të Shijakut, e vetmja “ambasadë” që të jep viston nëse dëshiron të përfaqësosh fanelën kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *