• |
ide | kryesore

Grabitet me armë posta në Gjirokastër, prangoset autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në Gjiroskastër ku një 32 vjeçar është munduar që të grabisë zyrën e Postës Shqiptare të qytetit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen e Pazarit, ku në pranga është vënë autori Armando K. 32 vjeç.

32 vjeçari nën kërcënimin e armës mësohet se ka hyrë në zyrën e Postës Shqiptare në Pazarin karakteristik të qytetit të Gjirokastrës, dhe ka marrë një pjesë ende të padeklaruara vlerë monetare tek sporteli ku po ndaheshin pensionet. I riu nga Vlora emigrant në Greqi pasi ka marrë të hollat është përpjekur që të largohet nga vendi i ngjarjes, por policia e ka kapur vetëm 10 minuta pas ngjarjes.

Arrestimi i tij është bërë në zonën e ish Poliklinikës në lagjen Meçitë.

Ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *