• |
ide | kryesore

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër sfidon rivalët në debat televiziv

Arkiva



Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Bashkinë e Peshkopisë, Premtim Kryemadhi gjatë fjalës së tij ka sfiduar kandidatët rivalë në zgjedhjet e 6 marsit me një debat televiziv.

Kryemadhi u shpreh se do të bëjë transparencë të punës së bashkisë dhe të fondeve që mblidhen.

“I ftoj 3 kandidatët në një debat televiziv, për këndvështrimin që kemi ne për Dibrën dhe dibranët e zgjuar kanë nevojë për një debat të tillë.

Koha për ndryshim ka ardhur.

Fitorja që nuk erdhi kurrë me Lulzim Bashën, do të vijë në 6 mars. Kërkoj votën tuaj në 6 mars që të ndahemi nga e keqja. Ne që jetojmë këtu, e dimë se çfarë i duhet Dibrës.

Ne e kemi përvojën, prandaj me votën tuaj mundemi.

Të bashkohemi për dibrën dhe fëmijët tanë. Ju premtoj transparencë’” – tha gjatë fjalës së tij, kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër, Premtim Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *