• |
ide | kryesore

“I ke krahët e shkurtër si T-Rex”: plas sherri në lokal, përfshihet Pickford

-Instant, Sport



Nëse nga njëra anë jeta e lojtarëve profesionistë është plot rehati dhe luks, nga ana tjetër nuk duhet të jetë aspak e lehtë për ta që të përballen çdo ditë me tifozë acarues, të cilët nuk e humbasin mundësinë për t’i tallur dhe për t’i bërë shënjestër të fyerjeve. E kështu Jordan Pickford, portieri i Evertonit dhe i kombëtares angleze, talljes së panumërt të marrë në një lokal në East Boldon, South Tyneside, së bashku me miqtë e tij, vendosën të marrin drejtësinë në duart e tyre…

Portieri i Everton dhe Anglisë, Jordan Pickford është në qendër të një hetimi policor për një sherr që shpërtheu në pub Beggar’s Bridge në East Boldon. Me të mbërritur portieri dhe miqtë e tij, siç raporton nga “The Sun”, disa tifozë filluan ta tallnin duke i thënë se i kishte “krahët e shkurtra si ato të T-Rex”. Nga talljet, lindi një sherr që përfshiu pothuajse të gjithë të pranishmit në klub, me miqtë e 27-vjeçarit në vijën e parë për të mbrojtur nderin e portierit. Një djalë doli nga grindja me hundë të thyer, ndërsa një tjetri iu shkatërrua celulari.

Policia nxitoi në vendngjarje, por Pickford dhe miqtë e tij ishin zhdukur prej aty. Tani agjentët kanë hapur një hetim dhe janë në kërkim të dëshmitarëve. Aktualisht nuk dihet nëse portieri i Evertonit ka sulmuar dikë, por një dëshmitar tha: “Ai u tall nga disa tifozë. Gjithçka që dëgjova ishte ‘duart’ dhe kaq. Ndodhi sapo ai dhe shokët e tij hynë brenda, nuk patën kohë as të pinin dicka. Pickford nuk bëri asgjë, ai doli jashtë derës sapo shpërtheu sherri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *