• |
ide | kryesore

“Po vlerësojmë ndikimin e papërshtatshëm nga palë të treta në procesin zgjedhor”: delegacioni i UEFA-s gati raportin për Ceferin

-Instant, F1, Sport, Video



Monitorimi i ndërhyrjeve nga palë të treta dhe mbledhja e informacioneve në lidhje me incidentet e fundit në proceset zgjedhore të shoqatave anëtare të FSHF-së në prag të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhor të 2 marsit është misioni me të cilin ka mbërritur delegacioni i UEFA-s që ka mbërritur një ditë më parë në Tiranë. Delegacioni i përbërë nga Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve) po njihet me zhvillimet e fundit, problematikat dhe incidentet e shkaktuara nga ndërhyrja e palëve të treta.

Luca Nicola, shefi i qeverisjes së federatave anëtare të UEFA dhe një prej anëtarëve të delegacionit ka theksuar se pasi të njihen me të gjitha problematikat dhe dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni i UEFA -s do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin: “Së pari, për të shpjeguar kontekstin e misionit tonë, ne kemi ardhur në vijim të vizitës së fundit të Presidentit të UEFA-s në Shqipëri, ku ai u takua me Kryeministrin e Shqipërisë si dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne mbërritëm të hënën dhe objektivi i misionit tonë është të vlerësojë procesin zgjedhor të FSHF-së si edhe Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të planifikuar për t’u zhvilluar më 2 mars 2022. Gjithashtu, ky mision përfshin edhe vlerësimin e rasteve të mundshme të ndikimit të papërshtatshëm nga palët e treta në procesin zgjedhor. Sapo misioni ynë të përmbyllë vizitën, do të përgatisim një raport për drejtuesit e UEFA-s dhe bazuar në këto gjetje ne do t’i komunikojmë FSHF-së qëndrimin e UEFA-s”, – deklaroi Luca Nicola në prononcimin e tij.

https://youtu.be/GRbe4ZQc11A



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *