• |
ide | kryesore

Presidenti ukrainas: Nuk e kemi parë ende tërheqjen e trupave rusë

-Instant, Lajme, Planet



Pasi është raportuar gjerësisht se Rusia ka tërhequr disa nga trupat e saj nga kufiri ukrainas, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Volodymyr Zelensky. I pari i Ukrainës ka thënë se nuk ka parë tërheqje trupash, por thjesht është raportuar në lidhje me këtë.

“Të jem i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit dhe nuk kemi parë ende asnjë tërheqje të trupave rusë. Vetëm kemi dëgjuar”, tha Zelensky.

Zelensky shtoi se tashmë të gjithë presin uljen e tensioneve.

“Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë që jemi të qetë sepse e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që ka filluar ”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *