• |
ide | kryesore

Futbollistët e Bayern kërcënohen me jetë: “Vdekje derrave të ndyrë bavarezë”

-Instant, Sport



Një letër anonime që kërcënonte me vdekje disa lojtarë të Bayern Mynih i është drejtuar dhe dërguar St. Paulit, një ekip i Hamburgut që luan në Zëeite Bundesliga. Ndër lojtarët e nominuar në reshtat e letrës janë Robert Leëandoëski, Manuel Neuer dhe Serge Gnabry. Sipas raportimeve të Bild, policia gjermane tashmë ka hapur një hetim për të gjetur gjurmët e dërguesve të letrës kërcënuese.

Disa lojtarë të Bayern Mynih, duke përfshirë edhe ata më përfaqësuesit e skuadrës, kanë marrë kërcënime me vdekje përmes një letre anonime dërguar selisë së St. Pauli, një klub me qendër në Hamburg që luan në divizionin e dytë gjerman. “Shpëtoni kampionatin, shpëtoni futbollin. Zjarr dhe vdekje derrave të ndyrë bavarezë”, thuhet në letrën e çmendur, sipas autorëve të së cilës, Leëandoëski, Neuer dhe Gnabry madje duhet të pushkatohen.

“Ne jemi ende duke hetuar në kërkim të një të dyshuari,” shpjegoi zëdhënësi i policisë së Hamburgut, Florian Abbenseth. “Ne po përballemi me një krim të kërcënimit dhe ndërprerjes së qetësisë publike, po flasim për veprime që mund të kenë pasoja edhe në nivel kriminal. Po shqyrtojmë në thellësi situatën, e cila mbetet shumë delikate”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *