• |
ide | kryesore

Mesazhi pas fotos/ Çfarë rrezikon Klodian Zoto, dëshmitari kyç i inceneratorëve

Arkiva, Kryesore



Emrin ia përdorën si guackë për të përfituar dhjetëra miliona euro me inceneratorë që nuk funksionojnë, por tani që çështja ka shpërthyer në përmasat e një skandali dhe Klodian Zoto mund të shndërrohet në dëshmitar kyç, ai është sa i rrezikshëm aq edhe i rrezikuar nga bashkëpuntorët.

Pikërisht për këtë, një foto e shkrepur në fshehtësi që tregon Klodian Zoton, ulur në një lokal duke parë një video në celularin e tij ngjan me një mesazh të koduar për njeriun që sot, me fjalët e tij, mund të trondisë nga themelet qeverinë.

Foto u publikua nga gazetarja Klodiana Lala, shoqëruar me mesazhin “I shumëkerkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë se është foto e ditëve të fundit”. Imazhi është kapur fshehtas. Konturet e errëta të figurës, mund të jenë shkëputur nga një filmim, por nuk përjashtohet fakti, që efektet të jenë nga një përpunim i qëllimshëm i fotos.

Klodian Zoto duket i shkujdesuar. Po konsumon kafen bashkë me një person tjetër, i cili vështirë të identifikohet për shkak të cilësisë së dobët të figurës.

Loja e dyfishtë e SPAK me shpalljen në kërkim ndërkombëtar

Kur flitet për Klodian Zoton, dëshmitari i aferës më të madhe të korrupsionit të evidentuar ndonjëherë, institucionet gjunjëzohen. Në dyshim është roli i prokurorëve të SPAK, sepse koha kur u shpall në kërkim Klodian Zoto dhe bashkëpuntorja e tij, Stela Gugallja të bën të mendosh se të dy u arratisën “me leje”.

Klodian Zoto dhe Stela Gugallja u shpallën në kërkim në 14 dhjetor të vitit të kaluar, por prokurorët e SPAK pritën shumë gjatë për t’i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lajmi se SPAK çoi emrat e Zotos dhe Gugalles në regjistrin e personave në kërkim ndërkombëtar u shpërnda për median në datën 26 Janar të vitit 2022.

Por këtë të premte, televizioni MCN tha se Interpol i kishte konfirmuar se emrat e Zotos dhe Gugalles nuk rezultonin në listën e personave në kërkim ndërkombëtar.

Efekti domino në radhët e bashkëpuntorëve

Klodian Zoto u shpall në kërkim pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisti, Lefter Koka. Bashkë me Stela Gugallen, ai akuzohet se dha mbi 3 milion e gjysëm euro ryshfet për të fituar projektin e inceneratorit të Elbasanit. Por përveç inceneratorit të Elbasanit, emri i Zotos del edhe në projektin e inceneratorit të Tiranës dhe në atë të Fierit.

Pas prangosjes së Lefter Kokës, opozita synon të krijojë efektin domino me aferën e inceneratorëve.

Në Prokurorinë Speciale u mor në pyetje kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Në Komisionin Hetimor janë thirrur të dëshmojnë kryeministri Edi Rama, sekretari i tij, Engjëll Agaçi, Ministri Arben Ahmetaj dhe të tjerë.

Lexo edhe: Profil/ Njeriu i plehrave që ka marrë 200 milionë USD nga taksat e shqiptarëve

Lexo edhe: Dokumentat skandal/ Klodjan Zoto në kërkim, qeveria vazhdon ta paguajë

Lexo edhe: Fotot që shqetësojnë kryeministrin/ Lefter Koka në krahun e djathtë të Ramës në inceneratorin e Elbasanit

Një nga administratoret e inceneratorëve shpërtheu në lot ndërsa fliste në komision. Një tjetër refuzoi të kthehej për t’iu përgjigjur pyetjeve që kishte “harruar” seancën e parë.

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha situata është më serioze se ç’duket. Sipas tij Stela Gugallja është peng. Nuk përjashtohet as skenari ekstrem. “Duhen gjetur këta që janë në kërkim përpara se t’i vrasë dikush, në veçanti kjo Stela, se ata të tjerët janë ustallarë. Të gjenden llogaritë jashtë shtetit, pagesat” është shprehur Basha.

Pse është e rëndësishme dëshmia e Klodian Zotos

Përveç se do të kryejë dënimin për ryshfëtin që i dha Lefter Kokës, nëse arrestohet, Klodian Zoto do t’i japë përgjigje një enigme të madhe. Si ia doli një njeri që vjen nga hiçi të gjunjëzojë të gjithë qeverinë dhe t’i marrë dhjetëra miliona euro për një projekt fantazëm?

Këtë “talent” të pashpjegueshëm, këtë aftësi për të bërë para brenda një kohe shumë të shkurtër, Klodian Zotos do t’ia kishte zili çdo sipërmarrës.

Veçse, nëse ai do të pranonte se e gjithë kjo aferë pati si model korrupsionin, pra mënyrat që korruptuan Lefter Kokën, atëherë dëshmia e Klodian Zotos do të bënte shkrumb e hi më shumë plehra se sa do të kishin bërë inceneratorët, nëse do të kishin nisur nga puna. Pikërisht për këtë Klodian Zoto duhet mbajtur nën vëzhgim, kudo ku të jetë./Lapsi.al



15 Comments

  1. U bo copa e jevgut me kap miliona euro…ashtu si Sudja, e cila, pervecse jevge ishte dhe analfabete!
    Me lind dyshimi, a mos perdoren keta njerez nga kelyshet e ish-bllokut komunist antishqiptare qe na sundojne, pronaret e vertete qe fshihen pas ish sigurimit te shtetit?!!

      1. Nëse do të deshte “SHISH-ja e Ramës të zbulonte se ku ndodhet Klodian Zoto, do të mjaftohej që të identifikonte e të arrestonte këtë komentuesin me pseudonimin “Gazi”

  2. “Berisha është malok, kur hyp në kalë nuk zbret kurrë veç po e rrëzove me plumb”! Për ta zbutur paksa, Namiku shtoi: “Edhe unë jam malok. E njoh psikologjinë e malokut unë!”

    Këtë shprehje, burri që rridhte nga një familje tregtare nga Prizreni e tha në 1994 gjatë një interviste të drejtëpërdrejt në TVSH. Ai ishte stacioni i vetëm televiziv në atë kohë dhe intervista bëri shumë bujë. Më vonë dikush e pyeti Namikun: “Po sikur të mos zbresë as me plumb?” – Atëherë vrisni kalin! U përgjigj qetësisht kryeekologjisti…Salihu i Trustit te Geshtenjave klanit mafioz serbo shqiptar

    1. Dhe miliardat vidhen çdo ditë nga kurvat G99 të Rivdekjes dhe Sufllaqet patronazhiste merren me Saliun. Spermë e prishur sllavo-komuniste jeni o Ripjerdhës

  3. Zoto nuk eshte larguar kurre nga Shqiperia, qarkullon I qete ne Tirane.

    Fakti qe SPAKU nuk e kerkon nepermjet Interpolit tregon qartasi qe eshte marre ne mbrojtje.

    Po ashtu mashtrimi vazhdon edhe me inceneratorin e FIerit dhe Tiranes te gjithe kane ngjyer duart e hajdutllikut me taksat tona.

    Rekordin e mban bashkia e Tiranes qe u merr bizneseve 29 euro per ton mbeturina edhe se ajo vete kerkon nga ana tjeter taksen e pastrimit, dhe qershia mbi torte keto mbeturina nuk perpunohen por groposen si me pare.

    Nuk arrij ta kuptoj kaq te paafte jane prokuroret e SPAKU sa kjo gje ben mu.

    Sa per ambasaden e zonjes Kim eshte per ti qare hallin qe heshte si idiote.

  4. Kot merakoseni.Rama ,Ahmetaj, Agaci,Lali Eri me shoke,kujdesen vete ,per vehten e tyre.E kane “izoluar”Zoton Gugallen e Mertirin,per merakun e vet,dhe e mbajne si femijen e vogel ne pelena.SPAK-u,rrezik se i dergon “te arratisurve”,me njerez qe ja ka vene per t’i mbrojtur dhe ruajtur,edhe shish me vere te zgjedhur,qe Rama,kurre nuk ja kursen ,atyr qe ai don.

  5. Ja e gjeten kete mashkull me mjeker e pastaj kush do ta gjykoje???
    Ha haa kete vend e ka henger dreqi.

  6. Vetëm një muaj më vonë do të zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste, ku nuk kishte më shumë se dy muaj kur u krijua nën kontrollin e Alisë “krahu opozitar politik”, Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

    Në rrëfimin e fakteve rreth rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, historiania ruse thotë se dy partitë opozitare, nuk ishin madje dakord me vendimin e Ramiz Alisë.

  7. halli më i madh ishte Berisha. Në mënyrë qesharake i kërkoheshin Amerikës fakte, nga ata, që janë dëshmitarë të karrierës së njeriut që vazhdoi luftën e klasave në Shqipëri edhe pas rënies së komunizmit, si arkitekt i vjedhjes se zgjedhjeve, si përcarës i shoqërisë dhe partisë, si urdhravrasës të pafajshmish, si persekutor dhe kërcënues opozitash, dhe në fund, si hajdut për veten, pjellat dhe ata që kishte rrotull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *