• |
ide | kryesore

Meta zbulon çfarë do të bëjë pasi të lërë presidencën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta thotë se pas mbarimit të mandatit në muajin korrik do të futet fuqishëm në politikë duke forcuar opozitën.

“E ardhmja ime politike do u përgjigjet interesave që ka vendi dhe do të jem në lartësinë e këtyre kërkesave. Unë do jem jashtëzakonisht aktiv në politikë dhe vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës.

Mendoj se problemi i kryesor është rikthimi i sovranitet të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Deri tani prioriteti im kryesor ishte integrimi në BE, tani 30 vitet e ardhshme do forcojë opozitën”, – tha Meta në një intervistë në Report TV.

Meta pranoi se nëse opozita do të fitonte më 25 prill do të kërkonte një mandat të dytë.

“Jam optimist që do të ketë një mandat të dytë por pas 25 viteve. Nëse së do të kishte fituar opozita do të kisha dashur një mandat të dytë pasi nuk do të rikthehesha në politikë dhe do të kisha forcuar rolin e presidentit në Kushtetutë për presidentët e tjerë në të ardhmen jo për vetë, pasi presidenti është garant i shtetit për babëzinë e pushtetit që cenon interesat kombëtare.

Për fat të keq Kushtetuta e ka lënë pa instrumentet e duhura Presidentin për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve”, – tha Meta që shtoi se me Ramën në krye të qeverisë nuk do të pranonte një mandat të dytë.

“E pamundur nga unë për ta pranuar” – tha Meta. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Lidhjet e Sali Berishës me familjen Osmani ishin më të herëshme. Në vitin 2002, mbesa e dytë e Sali Berishës pati nevojë për një ndërhyrje mjekësore të shtrenjte në Gjermani dhe ajo u mundësua në Hamburg aty ku vepron familja Osmani. Më pas lidhjet e tyre u forcuan dhe ata u bën garantët financiarë të fushatës elektorale të vitit 2005.

    Pas fitores së Partisë Demokratike lojërat e fatit u futën tërësisht nën kontrollin e këtij klani. Ata ishin shitësit kryesor ta makinave të lojërave të fatit për kazinotë e lagjeve që u hapën në çdo cep rruge ndërsa një rrejt i gjerë lojërash të fatit nën kujdestarin direkt të djalit të Sali Berishës

  2. Te degjosh nga goja e ketij te flas per sovranitet, te fillon dhimbja e kokës.
    45 vjet te njejtat idiotsi degjuam prej komunistve. Sovranitet, Liri, te pavarur, me forcat tona. E plot si keto.
    Lerini keto ide komuniste, se sovranitet ne ditet e sotme nuk ka. Jo te ne, po edhe ne shtete shume me te medha se ne.
    Dhe ti like e di shume mire.

  3. Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e dosjes CEZ. Ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët kanë vulosur mbylljen e dosjes CEZ janë Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Medi Bici dhe Edmond Islamaj. Që të gjithë ishin emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja në këtë gjykatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *