• |
ide | kryesore

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet policisë, në pranga 28 vjeçari në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi i ka ofruar ryshfet policisë për të shmangur kontrollin e kësaj të fundit. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, i cili për të shmangur kontrollin e policisë dhe kryerjen e alkooltestit, i ka ofruar punonjësit të policisë 2000 lekë.

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet punonjësit të policisë me qëllim shmangien e kryerjes së alkooltestit, vihet në pranga drejtuesi. Pas kryerjes së testalkoolit rezultoi se K. K., drejtonte mjetin në gjendje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *