• |
ide | kryesore

Kreu i NATO-s mesazh Rusisë: Kurrë s’është vonë për të ndaluar përgatitjet për luftën

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri sot thirrje Moskës të ndalojë përgatitjen e një sulmi ndaj Ukrainës, pasi përndryshe do të përballet me pasoja të rënda.

“Kurrë nuk është vonë që Rusia të tërhiqet, të ndalojë përgatitjet për luftë dhe të fillojë të angazhohet në bisedime diplomatike me NATO-n dhe aleatët e NATO-s për të gjetur një zgjidhje politike. Nëse Rusia dëshiron të na ndajë, në thelb po arrin të kundërtën, një NATO më të bashkuar. Nëse Rusia dëshiron një prani më të vogël të NATO-s në kufijtë e saj, ajo do të ketë të kundërtën, një prani më të madhe të NATO-s”, tha Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë në Mynih. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *