• |
ide | kryesore

Provokimi i Torinos, tallet me Vlahovic: “Top 10 e gjërave që futi në xhep Bremer…”

-Instant, Sport



Pas barazimit të merituar në derbin që ngadalëson vrapimin e Juventus për zonën Champions, Torino shijon një tjetër provë brilante të Bremer dhe provokon Dusan Vlahovic (pa e përmendur kurrë atë) me një tallje, duke kërkuar nga tifozët në profilin e tyre në Tëitter, në anglisht, një nga Top 10 gjërat që braziliani ka futur në xhep këtë sezon, ku ka grumbulluar një sërë paraqitjesh vërtet bindëse.

Jo vetëm goli i Belottit. Pas barazimit në derbin e Torinos numër 154 është edhe një herë paraqitja e shkëlqyer e Bremer. Siç ndodhi më 10 janar gjatë ndeshjes Torino-Fiorentina 4-0, mbrojtësi brazilian bllokoi edhe një herë Vlahovic, që kushtoi 91 milionë euro (përfshirë bonuset dhe komisionet) dhe është imazhi i merkatos dimërore të Juves për të arritur vendin e 4-të. Një provë praktikisht perfekte ajo e qendërmbrojtësit të Juric, i cili praktikisht nuk ia tregoi topin kurrë kundërshtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *