• |
ide | kryesore

Trafiku i klandestinëve, dy të arrestuar në Tepelenë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe M. N., 22 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në afërsi të qytetit të Tepelenës duke transportuar me dy autotomjete 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, dy aparat celularë, 700 euro dhe 8.000 lekë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.



1 Comment

  1. Po ne qe kemi hypur ne makina,taksi, autobuze, trena ne tere europen si klandestine!!?? Apo risku j policeve, prokuroreve, avokateve, gjykatesve me rrjep dhe ne kete aspekt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *