• |
ide | kryesore

“E kaluara harrohet, nuk më intereson ç’bën Tirana”: Josa sfidon ish-skuadrën e tij për titullin kampion

-Instant, Sport



“Në përgjithësi nuk jam i interesur se çfarë bën Tirana. Ndeshje e sotme na jepte prioritet të madh për të rritur diferencën me Kukësin. 6 pikë + ndeshje direkte. Njësoj pozitat si ndeshja ndaj Vllaznisë. Për këtë i jap rëndësi fitores dhe për mënyrën si djemtë u sollën në fushë”. Mirel Josa me 13 ndeshje pa humbje në pankinën e Lacit edhe mund të mos shohë se cfarë bën kundërshtari, por fakt është që tani vendi i parë është -3 dhe kurbinasit janë skuadra anti-Tirana: “Objektivat e skuadrës janë për të fituar çdo ndeshje dhe mos biem psikologjikisht. Do të vazhdojmë në mënyrën tonë, pavarësisht problemeve që kishim, me dëmtimet e Qatos, Zarubicës dhe Guindon”.

Një rrëzim i kryesuesve edhe mund të ndodhë, të paktën në optikën e Josës. Cështja është se tekniku nuk besoj se këtu flitet për një skuadër që nuk di të reagojë: “Nuk duhet ti futem shumë problemit të Tiranës, ka një skuadër që di të ringrihet shumë shpejt. Tirana është një skuadër e madhe që do kujdes në të gjitha drejtimet. Do të mundohemi të luajmë futboll. Ndeshja e sotme ishte më tepër e rëndësishme se ajo ndaj Tiranës”.

Në fund, edhe një koment në lidhje me të kaluarën e Josës si lojtar e trajner: “Unë ato që kam fituar si futbollist dhe trajner, unë i kam harruar. I harrojnë të tjerët. Unë nuk mbetem tek ato që kam fituar. Mua më intereson që edhe futbollistët e tjerë të bëjnë një ecuri si e Lushkjas dhe të ndihmojnë skuadrën. Ujka mund të vinte dhe më shpejt në planet e mija. Unë në përgjithësi nuk i qëndroj shumë të kaluarës, sepse harrohet shumë shpejt”, u shpreh Mirel Josa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *