• |
ide | kryesore

“Sikur kemi shkelur m*t”: Devolli shfryn dufin e një humbje në të cilën skuadra e tij dominoi

-Instant, Sport



“E para kjo është humbja që nuk ndihem keq. Jam krenar për këta djem. Kemi shkelur kundërshtarin në çdo drejtim. 16 korne, 11 gjuajtje në kuadrat dhe për këtë s’kam çfarë i them çunave”. Bledar Devolli bën bilancin e asaj cfarë performoi skuadra e tij në fushë, por ndërkohë Dinamo nën drejtimin e tij ka pësuar humbjen e tretë në tre ndeshje dhe vuan në zonën e ftohtë të renditjes: “E rëndësishme është që krijojmë. Do vij dhe goli. Vetëm të kemi shkelur ndonjë gjë të keqe, të kemi qimen e derrit”.

Dëshpërim, por në anën tjetër, bindje se ky grup lojtarësh vlen dhe do të dijë të ngrejë kokë: “Po të mos ishte ky grup lojtarësh nuk e merrja këtë punë. Kur i bëjmë ndërrimet, pres ta ngremë volumin e lojës apo të krijojmë akoma më shumë raste – tha tekniku pas ndeshjes – Do punojmë në stërvitje. Këtë punë kam unë, nuk mërzitem me këtë punë. Nuk i kritikoj kurrë lojtarët e mi për këto raste. Këto do të kthehen në gola më vonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *