• |
ide | kryesore

Kompanitë e urbanëve paralajmërojnë ndërprerje shërbimi/ Ministrja Ibrahimaj: Po e shqyrtojmë situatën

-Instant, Lajme, Të fundit



Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkoi nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës që të marrin në konsideratë heqjen e disa taksave nga karburantet e përdorura prej autobusëve urbanë si edhe subvencionimin e tarifës për kategoritë e personave që udhëtojnë pa pagesë. Referuar kësaj kërkese ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, është shprehur është ngritur një grup pune dhe pasi ta vlerësojë kërkesën do të dalë në një rezultat. Teksa u shpreh se rritja e çmimit të naftës është tranzitore dhe jo e qëndrueshme, ministrja theksoi se mund të ketë dhe një vendimmarrje lidhur me kërkesat e Shoqatës së Transportit, duke qenë se sipas saj, ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia.

Ne do i marrim në konsideratë kërkesat e shoqatës. Ministria që prej vitit të kaluar kemi filluar një proces të brendshëm, për politikat që mund të ndërmerren për sa i përket rritjes së çmimeve. Mendojmë se rritja e çmimeve të karburanteve do jetë tranzitore dhe jo e qëndrueshme. Ne nuk ndërhyjmë me nisma fiskale për luhatje të çmimittë karburantëve. Për sektorë të vecantë mund të diskutojmë mbi efektet nga rritje të çmimeve. Dhe do kemi tryeza konsultative me sektorin.  Për të dëgjuar kërkesat dhe për të diskutuar dhe mbase edhe për një vendimmarrje.

Transporti është goditur fort nga pandemia. Çmimet e transportit kanë reflektuar goditje që sektori ka pasur. Kemi mbajtur qëndrim mbështetës gjatë pandemisë dhe në fund të vitit të kaluar. Është për tu vlerësuar dhe presim që çmimet të jenë kalimtare dhe jo të qëndrueshme”, tha ministrja.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *