• |
ide | kryesore

Korrupsioni në Rinas/ Udhëtari i fut 20 euro policit brenda pasaportës, kamerat e sigurisë fiksojnë gjithçka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar nga policia në Rinas pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës policie.

Blutë bëjnë me dije se ai i ka ofruar një shumë parash për të shmangur kontrollin e kunatës e cila kishte mungesë dokumentacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, vihet në pranga një shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar një rast të mitdhënies duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. F., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas, gjatë përpunimit të linjës ajrore, është paraqitur pranë kabinave të daljes, së bashku me kunatën e tij, e cila kishte mungesë dokumentacioni, dhe për të shmangur refuzimin e daljes, shtetasi P. F., ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.



3 Comments

  1. Per 20 euro i shkaterrojne jeten tjetrin,per 40 milione euro te vjedhme nga inceneratori nuk levizin as gishtin…robshat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *