• |
ide | kryesore

Lejoi ndërtimin pa leje të një pallati 7-katësh, arrestohet kryeinspektorja e IMT Sarandë

-Instant, Lajme, Të fundit



Është vendosur në pranga shefja e INUV në Sarandë, Romina Pula.

Arrestimin ka ndodhur pasi ajo ka lejuar ndërtimin pa leje të një pallati 7 katësh.

Në kërkim, është shpallur një biznesmen, i implikuar në këtë zhvillim.

Përveç procedimit të Pulajt dhe biznesmenit, Prokuroria e Sarandës ka urdhëruar sekuestrimin e pallatit 7-katësh.

“Finalizohet me sukses operacioni policor “HESHTJA”.

Vendoset sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, pallat 7-katësh.
Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Arrestohet kryeinspektorja e IMT Sarandë, për shpërdorim detyre.

Shpallet në kërkim pronari i objektit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndertimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja:

– R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm””, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *